Lisandër Hoxha, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike deklaron se Lulzim Basha e ka përjashtuar me dëshirën e tij Sali Berishën nga grupi parlamentar.
I ftuar në “Abc live” me Juli Xhokaxhi, Hoxha komentoi lëvizjen e FRPD, që kanë thirrur referendumin e partisë, ndërsa theksoi se vendimi i Bashës është nul.
Sipas tij, duhet të respektonte statutin dhe thekson se është e sigurt që kryedemokrati e ka marrë me dëshirën vendimin e tij dhe s’ka qenë i detyruar.
“Anëtarët e FRPD e para të kërkojnë legjitimin e pjesës sepse sipas tyre vendimi i Bashës është nul. Së dyti rrezikohet përçarja e PD. Forumi rinor ka shprehur indinjatën. Pres që strukturat të miratojë kërkesën për ta hedhë në referendum në parti. Por vendimin në kokën e kryetarit është diçka që nuk e njeh demokracia dhe partitë evropiane që ne aderojmë.
Berisha nuk ka disa mbështetës në PD, por të gjithë mbështetjen. Nuk është lideri suprem. Basha ka një mandat dhe statut mbi të cilin funksionon. Nuk mundet kryetari të shpikë diçka jashtë statutit. E ka përjashtuar me dëshirën e tij. Kjo është e sigurt që po them. Ai nuk kishte imagjinuar kë kishte përballë. Kur i vunë vizë të kuqe Lulzim Bashës mos dorëzo mandatin e bëri,” thotë Hoxha.
Të kundërtën e tij mendon analisti Elvis Iljazaj. Sipas tij, Basha është detyruar të përjashtojë Berishën dhe thekson se kryedemokrati nuk mund të shtronte pyetjen në parti se do të jemi me Amerikën apo kundër.
“Si mund të shtrojë Kryetari i partisë një pyetje të jemi me Amerikën apo jo. Kjo është absurde. Kryetari prandaj është aty që të marrë edhe vendime të mëdha dhe të vështira. Nëse Berisha do ndalohej të merrte mandatin atëherë cenohej sovranitetin,” tha Iljazaj. g.v/abcnews.al