“Lironi menjëherë protestuesit”, Berisha nga “selia blu”: Revolucioni betejë jetike, dhamë mesazh të fuqishëm

schedule14:59 - 11 Shkurt, 2023

schedule 14:59 - 11 Shkurt, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë fjalimin përshëndetës nga “selia blu” në përfundim të protestës në Bulevard dhe turit në disa institucione.

Ai u shpreh se sot u dha një mesazh i fuqishëm shprese, besimi dhe fitoreje, ndërsa shtoi s revolucioni është një betejë jetike.

Në fund ai i bërë thirrje policisë që të lirojë protestuesit e arrestua.

Sipas gazetares së ABC News, Xhensila Kondra bëhet fjalë për një person të arrestuar, ndërsa priten shoqërime të tjera, po ashtu bëhet me dije se edhe një efektiv policie është lënduar lehtë.

“Shpërndahemi, pasi i dhamë një mesazh të fuqishëm shprese, besimi, fitoreje, shqiptarëve kudo që ndodhen.

Pasi dhamë një mesazh të fuqishëm miqëve tanë në botë. Se revolucioni është një betejë jetike. Idealet tona nuk ka forcë në botë që t’i mposhtë.

Ndahemi të betuar, të vendosur më shumë se kurrë, për të vazhduar revolucionin për kauzën tonë të drejtë, deri në përmbysjen e plotë të monizmit në vend.

Para jush i kërkoj policisë, të lirojë menjëherë protestuesit, luftëtarët e lirisë, sepse çdo cënim i tyre, cilido që ta bëjë do të regjistrohet si armik, ndërsa protestuesit si të persekutuar politik.

Duke iu falënderuar që ndoqët këtë marshim që dhamë mesazhet e duhura, të hënën në orën pesë para parlamentit. Ai është i qytetarëve dhe jo mofiozëve. Ju falënderoj më shumë mirënjohje dhe të vazhdojmë revolucionin e plotë,” përfundoi Berisha.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!