Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Liroi shumë të dënuar përjetë, mes tyre dhe Endrit Doklen, ILD nis hetim ndaj gjyqtares

schedule11:38 - 2 Qershor, 2020

schedule 11:38 - 2 Qershor, 2020

Inspektorati i Lartë të Drejtësisë ka nisur hetimin administrativ ndaj gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha.

Një vendim i tillë ka ardhur si rezultat i ankesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë për lirimin e shumë personave të dënuar me burg për jetë, mes tyre dhe Endrit Doklen, ish-numri dy i bandës së Durrësit.

LEXO edhe: “U pendua, sillet mirë dhe kreu shumicën e dënimit”: Zbardhet vendimi i lirimit të Endrit Dokles



Mësohet se ILD-ja i ka kërkuar gjyqtares Hoxha që të paraqesë pretendimet e saj në lidhje me ankesën e ardhur, e ndërsa sa i përket caktimit të një mase ndaj saj, ILD shprehet se nuk ka një vendim pasi i përket prokurorisë ta vendosë.

LEXO edhe: Liroi Endrit Doklen, Gjonaj kërkon pezullim dhe ndjekje penale për gjyqtaren

Në janar të këtij viti, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kerkoi pezullimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha, pasi me vendimin e saj liroi nga burgu, Doklen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!