Liroi Gert Gjinararin, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit shtyn vendimin për gjyqtarin Markeljan Kuqo

schedule12:15 - 21 Tetor, 2020

schedule 12:15 - 21 Tetor, 2020

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka shtyrë për në datën 5 nëntor në orën 12:00 vendimi për Markeljan Kuqon, gjyqtari i Apelit të Korçës.

Në seancën e radhës priten konkluzionet e palëve.

ILD, Artur Metani, ka kërkuar shkarkimin e Kuqos për cënim të rëndë të figurës së gjyqtarit, në vendimin për lirim nga qelia të Gerd Gjinerarit ndërsa KLGJ e ka marrë në pyetje për herë të dytë.

Gjyqtari Markelian Kuqo liroi nga burgu Gert Gjinararin, i njohur si një prej të “fortëve të Tiranës”, ndryshe “Gjenerali”.

LEXO edhe: “Liroi vrasësin e Naim Zyberit”, ILD kërkon shkarkimin, KLGJ vendos për fatin e gjyqtarit

Në 14 shkurt 2019, gjyqtari Kuqo, me një vendim të shumëdebatuar vendosi të lironte me kusht nga burgu Gert Gjinararin, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vrasjen e bujshme të Naim Zyberit në Itali.

Lexo edhe: Vrau të fortin e Tiranës, gjykata liron “Gjeneralin” Prokuroria e mban në qeli

Në Itali, Gert Gjinarari është dënuar dy herë për një sagë krimesh që nga trafiqet, veprimtari në kuadër të grupit kriminal.

Në vendimin e gjyqtarit shkruhet se Gjinarari është plotësisht i rehabilituar dhe i gatshëm për t’u riintegruar në shoqëri. 

Vetë Kuqo pretendon se ka dhënë një vendim gjyqësor ne zbatim të ligjit.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!