Eshtë lënë i lirë pasditen e së martës Flamur Veliu, shefi i komisariatit të Patosit.
Veliu u ndalua dy ditë më parë nga kolegët e tij pasi kishte shkaktuar një aksident ne aksin rrugor Lushnje-Fier në gjendje të dehur.
Të martën, ai doli para Gjykatës së Fierit ku iu komunikua pezullimi nga detyra dhe masa e sigurisë detyrim paraqitjeje.
Arrestimi i tij u bë nga SHÇBA-ja pasi rezultoi se Veliu kishte konsumuar pije alkoolike./abcnews.al