Lirohet Notis Sfakianakis, ngritja dhe rënia e “zotit të natës” që u kap me kokainë dhe armë

schedule17:54 - 30 Nëntor, 2020

schedule 17:54 - 30 Nëntor, 2020

Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis është liruar me kusht pasi, policia greke e arrestoi gjatë orëve të mbrëmjes të së dielës me 6 gr kokainë dhe një pistoletë në makinë.

Mediat greke i kanë kushtuar një artikull të gjatë këngëtarit të njohur nga fillimet në vitin 1992 në lokalet e natës në Athinë ku filloi që të performonte dhe deri mbrëmjen e së dielës kur përfundoi në pranga.

Lexo edhe: U kap me armë dhe kokainë, Notis me pranga në gjykatë: Ju i dini të gjitha

I cilësuar si “Zoti i natës”, ai ka shumë popullaritet në vendin fqinj, por jo vetëm. Në 2013 ai mbështeti hapur Agimin e Artë, por që më pas u tërhoq./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!