Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme me propozim të Ministres së Kulturës Elva Margariti ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani e cila e ushtronte këtë detyrë prej 5 vitesh.
Asllani e kontaktuar nga ABC News , tha se e ka kërkuar vetë largimin, pasi me ndryshimet e reja të ligjit për arsimin, e drejta për ta ushtruar këtë detyrë është vetëm 5 vjet.
Ndërsa ABC News kontaktoi edhe me Ministrin e Kulturës të cilët konfirmuan se do të hapin konkursin që nesër për postin e drejtuesit të Bibliotekës Kombëtare./ABC News Albania 24/7