Lirohet nga burgu pas 30 vitesh bashkëpunëtori i Pablo Escobar

schedule23:16 - 17 Qershor, 2020

schedule 23:16 - 17 Qershor, 2020

Një prej bashkëthemeluesve të Kartelit të Medelinit, me Pablo Escobar, është liruar nga burgu për të filluar një jetë të re në Gjermani pasi kaloi 30 vite në burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Carlos Lehder Rivas, 70 vjeç u shoqërua nga dy zyrtarë amerikanë në një avion pasagjerësh nga Neë York në Frankfurt para se të dorëzohej tek autoritetet.

Lehder, i cili njihet si “Zot i drogës” u dërgua në Evropë pasi kreu 30 vjet burgim në një burg amerikan të sigurisë së lartë.

Ai u dënua nga një gjykatë amerikane me 134 vjet në 1987, por më vonë bashkëpunoi me autoritetet dhe u fut në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve.

Së bashku me Escobar, ai drejtoi kartelin e pamëshirshëm kolumbian i cili kontrabandonte kokainë për në SHBA për dy dekada të përgjakshme.

Në gjyqin e tij, prokurorët thanë se ai ishte përgjegjës për transportimin e rreth 80 përqind të kokainës në Amerikë.

Ai tashmë ka vuajtur dënimin e tij në Amerikë, por nuk do t’i kërkohet të përgjigjet përsëri për akuzat e tjera në Gjermani.

Carlos Lehder Rivas lindi në Kolumbi në vitin 1949, nga një baba inxhinier gjerman dhe një nënë që ishte mësuese.

Ai e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë në Kolumbi, duke u zhvendosur përfundimisht në New York kur ishte 15 vjeç pasi prindërit e tij u ndanë.

Mendohet që kjo është periudha që ai u fut në botën e errët të krimit. Më vonë së bashku me Pablo Esckobar do të drejtonin kartelin më famëkeq që ka njohur njerëzimi.

Në burg ai lidhi miqësi me trafikantin e drogës George Jung, të dy nisën rrjetin e trafikut të kokainës në SHBA.

Pasi u arratis për në Kolumbi kur DEA e shpalli në kërkim, Lehder u bë pjesë e Kartelit të Medelinit dhe operacioneve të Pablo Escobar. Në vitin 1987 bosi i drogës e spiunoi tek autoritetet kolumbiane dhe ai u arrestua, për t’u ekstraduar më pas në SHBA.

Raportohet se Lehder është sëmurë dhe udhëtimi i tij në Gjermani mendohet të jetë i fundit në jetën e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!