Lirohet nga burgu lideri opozitar rus, Aleksei Navalny

schedule09:12 - 23 Gusht, 2019

schedule 09:12 - 23 Gusht, 2019

Lideri  opozitar në Rusi, Aleksei Navalny, është liruar nga burgu pasi një gjykatë në Moskë ka refuzuar t’ i vazhdoje dënimin.

Lajmi eshte konfirmuar nga zedhenesja e tij. Ndersa në disa fotografi të publikuara në rrjetin social, Twitter, Navalny është parë duke u larguar nga qendra e ndalimit më 23 gusht.

Navalny, një kritik i ashpër i Kremlinit, ishte dënuar më 30 ditë burgim për shkak të thirrjes që u ka bërë njerëzve për të marrë pjesë në një protestë të paautorizuar.

Teksa qendronte në burg, Navalny është dërguar në spital për shkak të disa reaksioneve në fytyrë. Disa mbështetës te opozites kane ngritur dyshime se ai ishte helmuar. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!