Lirohet nga burgu ish oficeri i dytë i akuzuar për vrasjen e George Floyd

schedule11:45 - 20 Qershor, 2020

schedule 11:45 - 20 Qershor, 2020

Është liruar nga burgu polici i dytë i akuzuar për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd muajin e kaluar. Për lirimin e tij janë ofruar 750 mijë dollarë.

Polici J. Alexander Kueng u lirua në orët e vona të së premtes falë garancisë financiare dhe kushteve të tjera, shkruan “CNN”.

Kueng ishte një nga katër policët e përfshirë në arrestimin e amerikanit George Floyd më 25 maj. Procesi i arrestimit përfundoi me vdekjen e Floyd, që ka nxitur protesta në mbarë botën kundër padrejtësisë racore dhe sjelljeve ë dhunshme të policisë.

Një polic tjetër, i quajtur Thomas Lane, u lirua me kusht  nga burgu  duke paguar të njejtë shumë.

Polici Derek Chauvin është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë dhe shuma që do të duhet të paguajë është 1 milion e 250 mijë dollarë.

Nëse ai bie dakort me disa kushte, vlera e lirimit me kusht mund t’i ulët në një milion dollarë. Në mesin e kushteve është shmangia e kontakteve me familjen e të ndjerit, të mos largohet nga Minesota dhe të dorëzojë të gjitha armët  dhe lejet.

Chauvin dhe Thao ndodhen ende në paraburgim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!