Lirohet gazetarja italiane/ U arrestua në Iran, u akuzua për shkelje të ligjeve të regjimit

schedule16:19 - 8 Janar, 2025

schedule 16:19 - 8 Janar, 2025

Gazetarja italiane Cecilia Sala, e cila u arrestua më 19 dhjetor në Iran për “shkelje të ligjeve” të Republikës Islamike, është liruar nga qelia dhe është kthyer në atdhe. Njoftimi u dha nga Zyra e kryeministes Meloni që deklaroi se riatdhesimi i gazetares u bë i mundur falë punës së Romës zyrtare dhe kanaleve diplomatike të saj.

Cecilia Sala, 29 vjeç, e  cila punon për gazetën Il Foglio dhe podkastin Chora Media u arrestua në Teheran atje ku ndodhej për shkak të profesionit të saj dhe u mbajt në izolim në Burgun Evin, një burg famëkeq ky në kryeqytetin Iranian.

Gazetarja Italiane u arrestua nga Autoritetet Iraniane tri ditë pasi autoritetet Italiane arrestuan në Aeroportin e Milanos një shtetas Iranian me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.

Washingtoni zyrtar kishte kërkuar arrestimin e Mohammad Abedinit pasi ky I fundit furnizonte grupet militante me pjesë dronesh që ishin përdorur për të vrarë tri ushtarë amerikan që shërbenin në Jordani përgjatë vitit 2024.

Irani kishte mohuar më parë se kishin arrestuar gazetaren Italiane për shkak të arrestimit të një shtetasit të tyre në Milano.

Arrestimi i Cecilia Sala nga autoritetet iraniane shkaktoi zemërim të gjerë në Itali dhe kryeministrja italiane iu zotua familjes së gazetares se qeveria do të bënte gjithçka për kthimin e saj në shtëpi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!