Lirohen kontrollorët ajror të Rinasit, vetëm tre mbeten “brenda”

schedule09:51 - 8 Prill, 2021

schedule 09:51 - 8 Prill, 2021

Janë liruar 25 kontrollorët të cilët u shoqëruan nga policia për shkak të bllokimit të punës së tyre ku si pasojë janë ndërprerë fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza”. Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra bën me dije se momentalisht nga 28 të shoqëruarit në fillim, vetëm tre prej tyre vijojnë të mbahen në ambientet e policisë.

Mësohet se tre të shoqëruarit që vijojnë të mbahen janë, Armando Fezga, kreu i sindikatës, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, i cili ishte i pari i shoqëruar nga kontrollorët.

Kujtojmë se ndaj kontrollorëve ka nisur dhe një hetim nga Prokuroria për “Shpërdorim Detyre”.

Teksa ende nuk ka asnjë zgjidhje për situatën e krijuar në Aeroportin e Rinasit, TIA ka njoftuar në faqen zyrtare anulimin e fluturimeve të paradites së sotme. Ndërkohë prej ditës së djeshme në aeroportin Kombëtar “Nënë Tereza” nuk është kryer asnjë fluturim. E.L/abncews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!