Ka vijuar ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme përgjatë vijës bregdetare të Velipojës. strukturat e Policisë Bashkiake kanë qenë në terren ku kanë evidentuar zaptim të hapësirës publike të dedikuar për pushuesit ndërsa është premtuar se do të ketë zero tolerancë për këdo që cënon këto hapësira.
“Hapësirat publike pa pagesë, në dispozicion të pushuesve, janë prioritet i Bashkisë Shkodër. Kemi ndërhyrë me vendosmëri për të liruar çdo hapësirë të zënë në mënyrë të paligjshme. Zero tolerancë për këdo që cënon këto hapësira”
Pas aksionit të nisur në vijën bregdetare të Velipojës janë vendosur gjoba administrative dhe janë sekuestruar çadra dhe shezllonge të vendosura në kundërshtim me rregullat./abcnews.al