Vetëm pak minuta më parë u njoftua se Serbia ka liruar 3 policët kosovarë të arrestuar 12 ditë më parë.
Menjëherë ka ardhur reagimi i kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Përmes një postimi në Facebook, ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka informuar kryeministrin Orban për lirimin e policëve.
Ai shton se lirimi i policëve pas kërkesës së Hungarisë është një dëshmi e qartë e miqësisë me Serbinë.
“Presidenti serb Aleksandar Vuçiç sapo e njoftoi kryeministrin Viktor Orbán se, sipas kërkesës së paraqitur në takimin e tyre javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t’i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më parë”, ka shkruar ai në Facebook.r.t/abcnews.al