Prokuroria e Krujës ka reaguar lidhur me vrasjen e Hekuran Billës, në një kohë kur ai duhet të ishte i dënuar përjetë.
Në reagimin e saj, lidhur me vendimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, prokuroria thekson se nuk është ligjor ky argumentim sepse ai mund të vritej edhe pas lirimit.
Megjithatë prokuroria thekson se nuk është shprehur lidhur me vendimi, por nga ana tjetër thotë se në 1 vit e tre muaj shërbim prove, ai ka treguar risocializimin e tij pasi nuk ka kryer asnjë vepër penale.
“Ankim nuk kam bere sepse vendimi ishte ne perputhje me ligjin edhe raportet e institucioneve pjes ne proces ishin pozitive.
Po keshtu edhe institucioni tjetër qe ka thitrur gjykata qe eshte Institucioni i sherbimit te proves ka paraqitur raportin pozitiv duke cmuar se nga teresia e provave i denuari eshte i mundshem risocializimi i tij.
Qendrimi im ka qene cmim te gjykates pasi institucionet tjera ishin pro.
Edhe nga provate e tjera sgkresore sipas vendimit unifikues te gjykates se larte plotesonte kriteret per risocializimin e tij.
Institucioni i ekzekutimit te vendimeve penale ka paraqitur raporte pozitive te sjellies se te denuarit ne burg dhe se ka qene dakort ne lidhje me kerkesen e te denuarit Hekuran Billa per lirimin para kohe me kusht
Per sa i perket nese mund te jene hakmarre per vperen penale te vrasjes qe ka kryer ne Angli dhe se nuk ka pasur nje normalizim te marredhenieve kjo nuk eshte nje kusht ligjor per mos aplikimin e lirimit para kohe me kusht. Pra ligjvenesi nuk ka parashikuar kriter ndalues per mos lejimin e lirimit para kohe me kusht kur nuk jane normalizuar marredheniet.
Duke qene se ligji nuk ka parashikuar si kriter ndalues organi i prokurorise nuk ka ushtruar ankim pasi ankimet duhet te mbeshteten ne kushtet dhe kriteret e ligjit.
Fakti qe ne 1 vit e 3 muaj ne sherbim prove nuk ka kryer ndonje veper penale tregon se ai eshte perpjekur per risocilaizimin e tij.
Arsyetimi se po u lirua mund te vritet nuk eshte arsyetim ligjor pasi ai nje dite do te lirohej dhe vrasja do te ndodhte ashtu dhe si ka ndodhur
Ne kendveshtrimin e kerkesave ligjore ishin plotesuar te gjitha kushtet e kriteret per aplikimin e lirimit para kohe me kusht megjithate organi i prokurosise per te mos sygjestionuar gjykaten ne keto lloj gjykimesh qe jane gjykime atipike penale nuk eshte shprehur se eshte dakort me pranimin e kerkeses se te denuarit Hekuran Billa. Dhe kjo per arsye se vuante denimin per nje vrasje te kryer ne Angli dhe se nuk kishte paraqit ndonje prove me lidhje me pajtimin”, thuhet në reagimin e saj.
Arsyetimi me të cilin Hoxha ka firmosur lirimin e tij duke deklaruar, ishte pamundësia ekonomike, edhe pse në fakt Billa është pronar i disa bizneseve në Tiranë./abcnews.al

