Lirimi i Hekuran Billës, KLP shkarkon nga detyra prokurorin e Krujës, Bujar Memia

schedule12:57 - 31 Mars, 2021

schedule 12:57 - 31 Mars, 2021

Pas kërkesës së ILD, Prokurori i Krujës Bujar Memia është shkarkuar nga detyra me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Për shkarkimin e Memisë pati 10 vota pro dhe 1 kundër (Nurihan Seiti).

Në përfundim të seancës Memia pretendoi se KLP ka qenë i ndikuar nga parlamenti dhe media, duke shtuar se do t’i drejtohet gjykatës për ankimim të vendimit.

“Nuk kam shkelur asnjë ligj. KLP është ndikuar nga parlamenti dhe media. Do i drejtohem gjykatës në lidhje me këtë vendim” tha Memia.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani kërkoi shkarkimin e Memisë nga sistemi i drejtësisë me argumentin se nuk ka ankimuar vendimin e gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha për lirimin nga qelia të Hekuran Billës, i cili u vra më 11 qershor të vitit të kaluar./mv.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!