Grupe të IMT-së janë ndarë nëpër Tiranë duke vëzhguar të gjitha hapsirat të cilët u takojnë qytetarëve, por deri tani kanë qenë zaptuar nga biznese.
Nëpër trotuare bizneset kishin vendosur karrige e taolina, duke shkelur ligjin por edhe duke u marë të drejtën qytetarëve për të shfrytëzuar hapsirat që janë të tyre.
Në një vëzhgim që abc neës ka kryer ne zemer të Tiranes, në Bulevradin e ri, te Pazari Ri, te Shallvaret por edhe në zona të tjera duket se bizneset kanë angazhuar punonjësit e tyre për të hequr cadrat, apo ckanë vendosur në trotuare ku kanë penguar lëvizjen e qytetarëve.
Ky aksion vijon me disa grupe të ndara paralelisht të cilat janë të shoqëruar nga policia bashkiake, por edhe efektivë të rendit.
Aksion nga i cili duket se sdo të shpëtoj asnje biznes që ka marrë nga hapsira e qytetarëve.
Shumica prej tyre janë treguar bashkëpunues duke rënë dakord në shkeljet që kanë kryer.
Ata kanë pasur leje për shfrytëzimin vetëm te një godine , por në shumicën e rasteve, ata e kanë zgjeruar më tej me tenda, deri në trotuar, që shpesh herë kanë qenë problem për qarkullimin e qytetarëve.

