Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë pamje nga vazhdimi i aksionit të lirimit të hapësirave publike në vendin tonë, në mënyrë që ato t’u rikthehen qytetarëve në funksionin e tyre primar.
Krahas pamjeve, Rama shkruan: Vijojmë!
Aksioni për lirimin e hapësirave publike nisi në muajin korrik dhe është shtrirë në mbarë vendin. Madje, qeveria ka ngritur edhe një aplikacion, “Hapësira Ime”, ku qytetarët mund të raportojnë rastet e zënies së hapësirave publike.

