Socialogu Edmond Dragoti ka deklaruar në emisionin “Real Story” se liria pa kufij në shumë aspekte ka efektet e saj negative.
Ai ka theksuar se ka të rinj që nuk kanë interes për asgjë, as për punë dhe as për të njohur njëri-tjetrin.
Sakaq, Dragoti theksoi se shoqëria ka nevojë të zhvillohet dhe të ekzistojë, edhe jo të kufizohet liria.
“Më tepër se sa liria, do të preferoja mundësia për të bërë shumë gjëra në shumë aspekte është vetshkatërruese në shumë aspekte, është ajo që prish ekuilibrat, ajo që bën individin të pakuptimtë. Që të jesh i lirë pafund, do të thotë të mos njohësh kufijtë e vetes tënde, mos të dish sa e ke fuqinë të vraposh, etj. Edhe në kuptimin social të fjalës, deri ku arrin liria jote, duke shkelur lirinë e tjetrit. Pra, liria pa kufij në shumë aspekte ka efektet e saj negative, por në aspektin e nevojës është ajo që përcakton kufijtë e lirisë në përgjithësi.
Në qoftë se ne do të kemi nevojë të jemi të lirë deri këtu dhe jo më tej, nuk besoj që do të ketë njeri më të interesuar të jetë më tepër i lirë. Prandaj, në këtë kuptim, ato që përcaktojnë dhe lirinë dhe varësinë, edhe problemet e shëndetit mendor dhe çdo gjë tjetër, janë nevojat e zhvillimit të individit. Nëqoftëse shoqëria funksionon në bazën e nevojave të tjera të mëdha, si magjistrale, ndërkohë individi funksionon në nevoja të ngushta dhe që shpesh rrugëtimi i tyre nuk është në të njëjtën drejtim. Kjo bën që liria e individit në shumë aspekte do të kufizohet, pavarësisht se shoqëria ka nevojë të zhvillohet, të ekzistojë, vetë ekzistenca e shoqërisë është ajo që e përcakton. Mendoj që liria pa kufij është një tendencë e çdo individi, por është shoqëria ajo që e kufizon.
Ke të rinj që nuk kanë interes për asgjë, as për punë, shoqëri, as për femra dhe as për meshkuj. Shfaqja e problemeve të reja është një nga elementët që do të kufizojë lirinë e individit”, u shpreh sociologu./abcnews.al