“Liria e shprehjes”, KE thirrje autoriteteve: Nuk janë marrë parasysh rekomandimet e aktorëve ndërkombëtarë

schedule18:42 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 18:42 - 17 Dhjetor, 2019

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje autoriteteve që të marrin në konsideratë komentet e bëra nga OSBE, për të siguruar standardet europiane në fushën e lirisë së shprehjes. Në rrjetin social “Facebook” Komisioni Europian ka reaguar në lidhje me paketën legjislative për median duke shprehur shqetësimin për procesin e hartimit të paketës ligjore të medias.

Statusi: 

Përgjigjia e Komisionit Evropian për mediat shqiptare për pyetjet në lidhje me paketën ligjore të medias:

“Komisioni ka shqyrtuar paketën legjislative për median, ka bërë komente dhe ka shprehur shqetësimet gjatë gjithë procesit të hartimit të paketës.

Komisioni u ka bërë thirrje autoriteteve që të marrin në konsideratë komentet e bëra nga OSBE dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës, të mobilizuara nëpërmjet fondeve të BE, në mënyrë që të sigurojë përputhshmërinë me standardet europiane në fushën e lirisë së shprehjes. Këto rekomandime përfshijnë, ndër të tjera, kufizimin e qëllimit të rregullimit vetëm në shërbimet e mediave audio-vizive online, duke promovuar vetë-rregullimin, sigurimin e shqyrtimit të pavarur gjyqësor të ankesave të lidhura me median dhe forcimin e transparencës së pronësisë së mediave në vend.

Komisionet parlamentare kanë miratuar mbrëmjen e kaluar një draft të rishikuar të paketës. Megjithatë, në draft nuk janë marrë parasysh disa rekomandime të bëra nga aktorët ndërkombëtarë dhe kështu drafti ende ngre shqetësime. Është e rëndësishme që të gjitha këto rekomandime – të përsëritura sot nga Komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic – të merren parasysh siç duhet para se drafti përfundimtar të kthehet në ligj”/abcnews.al