“Liri për Ukrainën”, media gjermane Bild kundër sponsorit Gazprom

schedule13:08 - 23 Shkurt, 2022

schedule 13:08 - 23 Shkurt, 2022

“Bild” është i paqartë për çështjen Rusi-Ukrainë.

E përditshmja gjermane dhe versioni online kanë vendosur të bojkotojnë “Gazprom”, një gjigant energjetik i kontrolluar pjesërisht nga shteti rus. Kompania është një nga sponsorët kryesorë të Champions League, finalja e së cilës pritet për ironi në Shën Petersburg, stadiumi i të cilit quhet Gazprom Arena.

Por në Gjermani njihet edhe për sponsorizimin e Schalke 04, një nga klubet më të njohura të vendit, megjithëse i rënë në Zweite Bundesliga. Zgjedhja editoriale është që të parandalohet që logoja e kompanisë të shfaqet në asnjë mënyrë dhe ajo do të zëvendësohet me fjalët: “Freiheit für die Ukraine”, ose “Liri për Ukrainën”.

“Bild” në fund i nënvizon se si: “Putini pushton vendin fqinj dhe i mohon të drejtën për të ekzistuar. Futbolli nuk mund të vazhdojë të mbetet i pafuqishëm”./ h.ll/abcnews.al