Lira turke në “pikiatë”, hileja me çmimin e makinave, blerësit i mbajnë stok për të fituar më shumë

schedule17:57 - 30 Nëntor, 2021

schedule 17:57 - 30 Nëntor, 2021

Rënia e madhe e lirës turke ka krijuar terren për abuzime në Turqi. Përpjekje të tilla po vihen re në tregun e tregimit të makinave të përdorura i cili po kthehet në hapësirë për investime.

Nisur nga rritja e kohës së dorëzimit të automjeteve deri në 6 muaj të makinave të reja dhe rritja e çmimit të tyre, persona pa lidhje të drejtpërdrejtë me këtë industry po blejnë makina të reja dhe më pasi sheshin ato.

Kjo kategori përfituesish po përfiton nga rënia e lirës e cila ka sjellë rritje të çmimeve të makinave nga koha e porosisë deri në momentin e dorëzimit. Ata vendosin emrat e tyre në listat e pritjes për porosi dhe sapo marrin automjetin e tyre përpiqen të nxjerrin fitime duke e shitur me çmim më të lartë se vlera fillestare.

Kompanitë që sheshin makina të përdorura kanë hequr reklamat e tyre nga platformat online. Sipas Dunya, rritja e çmimit në tregun e makinave të përdorura arriti në 16% , ku përqindja është edhe më e lartë në faqet e shitjeve online. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!