Lira turke vazhdon të bie, uke shënuar në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave.
Lira ra me 7.1% në një nivel rekord kundrejt dollarit. Goldman Sachs rishikoi parashikimin e saj për lirën turke kundrejt dollarit dhe tani pret që monedha turke të bjerë në 28 lira për dollar gjatë 12 muajve të ardhshëm, nga një parashikim i mëparshëm prej 22 lirash.
Tregjet duken të pakënaqur nga lëvizja e Tajip Erdogan për të emëruar ish-ekzekutivin e Merrill Lynch, Mehmet Simsek si ministër të financave, pavarësisht pritshmërive për një politikë monetare më ortodokse nga Ankaraja.
/abcnews.al