Liqeni ngjyrë rozë “fikson” turistët, të rinjtë realizojnë foton perfekte për Instagram

schedule17:21 - 1 Prill, 2021

schedule 17:21 - 1 Prill, 2021

Ndoshta nuk e kishit menduar ndonjëherë, por ekziston një liqen i mbushur me ujë ngjyrë rozë. Ai është kthyer në një destinacion shumë të preferuar turistët dhe ndodhet vetëm 6.3 kilometra nga qëndra e Melburnit.

Megjithatë ekziston një problem, njerëzit nuk mund të shkojnë në çdo moment për të gjetur ngjyrën e veçantë të ujit.

Fenomeni natyror ndodh vetëm me ekuilibrin e duhur të kripës, dritës së diellit, temperaturave të larta, reshjeve të pakta dhe algave, e cila prodhon një pigment të kuqerremtë-portokalli të quajtur Beta-Carotene.

Ky liqen po zgjidhet shumë veçanërisht nga të rinjtë, të cilët shkojnë për të realizuar foton perfekte për Instagram./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!