“Liqeni i ftohtë” drejtohet për në Shqipëri

schedule16:32 - 17 Korrik, 2021

schedule 16:32 - 17 Korrik, 2021

Pas shumë ditësh me temperatura shumë të larta, po vijnë shirat dhe stuhitë. Harta klimatike do të pësojë në orët në vazhdim ndryshime të forta nga fenomeni i ashtuquajtur “liqeni i ftohtë”, i cili shkaktoi përmbytjet vdekjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë dhe po drejtohet drejt Greqisë, por edhe vendit tonë.

Masat e ftohta të ajrit do të krijojnë paqëndrueshmëri të fortë, e cila do të përkthehet në reshje shiu, stuhi dhe madje breshër edhe në Ballkan.

Drejtori i Observatorit Kombëtar të Athinës, Costas Lagouvardos u shpreh në një intervistë për mediat greke se “një pjesë, me sa duket, do të ndikojë në vendin tonë (Greqi) me paqëndrueshmëri nga e diela e në vazhdim, dhe veçanërisht të hënën, të martën dhe të mërkurën.

Domethënë, javën që nis do të ketë reshje shiu dhe stuhi në disa zona, kryesisht në mesditë dhe pasdite, të cilat do të vijnë pjesërisht për shkak të kësaj paqëndrueshmërie të përgjithshme”.

I pyetur në lidhje me zonat që do të prektë fenomeni i “liqenit të ftohtë”, sinoptikani Lagouvardos tha se do të prekë kryesisht pjesën qendrore dhe veriore të Greqisë, pra në kufi me Shqipërinë, ndërsa ishujt, me shumë gjasë, nuk do të kenë probleme.

Ne mund të parashikojmë disa zona, por për shkak se këto fenomene janë gjithashtu lokale, është shumë herët për t’i karakterizuar. Ne do të kemi një pamje më të mirë gjatë fundjavës se çfarë do të ndodhë javën e ardhshme” theksoi ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!