Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Lionel Messi, “Zoti 900 gola”/ Ylli argjentinas kap këtë shifër, 21 vjet pas realizimit të parë

schedule13:01 - 19 Mars, 2026

schedule 13:01 - 19 Mars, 2026

Që nga ajo ditë, kur e gjithë bota u njoh me atë që do të kthehej në një prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë, kanë kaluar 21 vjet dhe mbi të gjitha 900 gola.

Këtë shifër si një rekord personal dhe që tregon karrierën fantastike, “Pleshti” e arriti në ndeshjen e fundit me Inter Miami. Sulmuesi argjentinas shënoi golin e parë, që i hapi rrugën fitores së skuadrës së tij kundër Nashville, duke jetuar një tjetër arritje të madhe.

Goli i 900 dhe i 81 I shënuar me Inter Miami, që kur u transferua në kampionatin amerikan të futbollit në vitin 2023. Tetë here fituesi i “Topit të Artë” ka numrin më të madh të realizimeve me Barcelonën. Me skuadrën “blaugrana” ai ka tundur 672 herë rrjetat kundërshtare.



Në rang klubesh, Lionel Messi shënoi edhe 32 gola në aventurën jo shumë shkëlqyese me Paris SG.

Po ashtu, “Pleshti” ka shënuar edhe 115 gola me kombëtaren e Argjentinës, me të cilën fitoi edhe Kupën e Botës në vitin 2022.

Gjithsesi, duket e vështirë që Lionel Mesi të arrijë kuotën e 1 mijë golave. Më pranë këtij rekordi është rivali i tij I përjetshëm, Cristiano Ronaldo, I cili në karrierën e tij numëron 960 realizime si profesionist.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!