Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lionel Messi ende në “delir” pas fitores së Botërorit: Ende nuk mund ta besoj çfarë ndodhi në Katar

schedule18:25 - 18 Janar, 2023

schedule 18:25 - 18 Janar, 2023

Pikërisht një muaj më parë, Argjentina mundi Francën në ndeshjen finale të Kupës së Botës, “Katar 2022”, ku pas një finaleje të zjarrtë e cila përfundoi në rezultatin 3 me 3, pas goditjes së penalltive kombëtarja “albiceleste”, fitoi me rezultatin 4 me 2.

Në një postim të bërë ditën e sotme, në faqen e tij zyrtare, në Instagram, Lionel Messi ndau emocionet e tij nga fitimi i shumëpritur i Botërorit.

“Ka kaluar një muaj nga ngjarja më e bukur në botë dhe ende nuk mund ta besoj. Çfarë çmendurie të bukur kaluam dhe përfunduam duke ngritur kupën që të gjithë e donim aq shumë. Sigurisht që kampionati e bën gjithçka më të këndshme, por sa muaj të mrekullueshëm kam pasur, sa kujtime të mrekullueshme që më mungojnë. Më mungojnë shokët e skuadrës, puna e përditshme me ta, bisedat, seancat stërvitore, budallallëqet që bënim…



Sa kënaqësi ishte të shihja familjen time duke shijuar çdo ditë të kësaj eksperience të paharrueshme. Sa e mrekullueshme ishte të shkoje në lojëra dhe të shihje çmendurinë e njerëzve që na mbështesin brenda dhe jashtë stadiumit në Argjentinë. Zot, faleminderit për gjithçka. Siç thashë, e dija që do ma jepje. Ajo që as nuk mund ta imagjinoja ishin ngjarjet e mëpasshme. Nuk e imagjinoja kurrë një festë kaq të çmendur. Epo u bë një muaj që u bëmë… KAMPIONË BOTE!!!”,- ka shkruar sulmuesi i PSG -së në Instagramin e tij. /i.m /abcnews.al

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!