Kreu i shtetit Bajram Begaj u prit në vizitë zyrtare në Ammen të Jordanisë, nga Mbreti Abdullah i II.
Shqipëria dhe Jordania bëjnë një tjetër hap për të intensifikuar dialogun politik dhe për të nxitur një bashkëpunim më të madh ekonomik.
Gjatë takimit mes tyre u shpreh vendosmëria për të shndërruar mundësitë në arritje, përmes rritjes së investimeve.
Këtu presidenti Bajram Begaj ka theksuar mundësinë potenciale për vendosjen e një linjë të drejtpërdrejtë ajrore, mes dy vendeve, çka do të forconte dimensionin ekonomikë dhe të turizmit.
Në këtë vizitë në Jordani, kreu i shtetit shqiptar foli dhe për vlerën e harmonisë për fetare në vendin tonë.
“Shqipëria, e ka përqafuar dhe promovuar në mënyrë aktive dialogun ndërfetar. Thellësisht e angazhuar në mbrojtjen e diversitetit fetar, Shqipëria vazhdon të jete një model i harmonisë fetare”, ka thënë Begaj.
Pjesë e diskutimeve ka qenë dhe Lindja e Mesme, për të cilën dy udhëheqësit, ndanë bindjen se dialogu dhe zgjidhjet paqësore mbeten rruga e vetme për një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të konfliktit, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.


