Kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Kievit është shprehur sot se beson se rreth dy milionë njerëz mbeten ende në qytet.
Ish-kampioni i boksit në peshat e rënda, Vitali Klitschko tha se kryeqyteti, që në kohë normale ishte shtëpia e rreth 3.5 milionë banorëve, ka mjaftueshëm rezerva për të shtyrë edhe disa javë dhe se linjat e furnizimit brenda dhe jashtë qytetit mbetën të hapura për momentin.
“Ne mendojmë se afro dy milionë njerëz janë ende në Kiev dhe është shumë e rëndësishme t’u ofrohen shërbime,” tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters në qendër të Kievit.
“Ne për tani kemi rrymë, ngrohje, gaz, kemi ujë”, shtoi ai.
Klitschko gjithashtu falënderoi shtet e tjera për dërgimin e furnizimeve në Ukrainë. /abcnews.al/