Linja e re që ndan Europën, Merkel e Macron përballë Salvinit dhe Orban

schedule18:12 - 8 Shtator, 2018

schedule 18:12 - 8 Shtator, 2018

Nga Dorina Kurtaj– Analistët paralajmërojnë se Bashkimi Europian duhet të jetë gati përballë ideve që synojnë përçarjen e tij. Dhe një nga përballjet aktuale që po ndodh është pikërisht ajo mes dyshes Makron-Merkel dhe asaj të Salvinit dhe Orban.

Analistët ndërkombëtarë shtrojnë pyetjen nëse aktualisht po asistojmë në vdekjen e ngadaltë të Europës Liberale? Kjo në një moment që populizmi anti liberal po shënon ngritje në zemër të Europës duke kërcënuar madje dhe mbijetesën politike të kancelares gjermane Angela Merkel.

Tashmë ka një linjë të re ndarëse politike në Europë, të paktën po aq e rëndësishme sa linja e vjetër mes të majtës dhe të djathtës. Kjo linjë hedh poshtë partitë ekzistuese dhe nngre ato të reja. Nga njëra anë janë presidenti francez Makron dhe kancelarja gjermane Merkel dhe nga ana tjetër ministri i jashtëm Salvini dhe kryeministri hungarez Orban.

Pavarësisht këndvështrimeve të ndryshme mes Merkel dhe Emanuel Makron në çështje si për shembull ajo e zonës euro, të dy ata mbështesin zgjidhje për një Europë të Lirë, të bazuara në bashkëpunimin ndërkombëtar brenda BE- së, por dhe në arenën globale.

Nga ana tjetër pavarësisht ndryshimeve mes liderit hungarez Viktor Orbán dhe populistit Matteo Salvini, të dy ata janë avokatë të zgjidhjeve jo liberale dhe nacionale duke lënë jashtë ata që sipas tyre nuk i përkasin vendit në mënyrë etnike osse kulturore. Kryeministri spanjoll Pedro Sancez dhe presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk në mënyrë të qartë janë në anën e Makron dhe Mrkel ndërsa Austria dhe polonia por dhe një pjesë e madhe e atyre që mbështesin Breksit janë në anën e Salvinit dhe Orban.

Beteja mes këtyre dy fushave do të përcaktojë ndjeshëm politikat e europës vitin e ardhshëm. E ndërsa politikanët europianë po përgatiten për zgjedhjete  ardhshme, partia më e madhe e parlamentit europian, partia popullore europiane e qendrës së djathtë, ka nisur të anojë ndjeshëm në anën e partisë së kryeministrit hungarez Orban. Dhe duke luajtur në emër të partisë së tij dhe zv/kryeministri Italian Salvini po paralajmëronokrijimin e legës së legës së europës. Dhe të gjithë bien dakord se ka kaluar shumë kohe prej kur zgjedhjet europiane kanë qenë kaq të paparashikueshme

Nuk ka asnjë dyshim se të gjitha frakturat brenda Bashkimit Europian duhet të rreshtohen në këto dy kampe Merkel – Macron përballë Orban – Salvini. Pakënaqësitë për zonën euro dhe për buxhetin e ardhshëm të Bashkimit Europian për shembull, shkojnë përtej linjave politike kombëtare. Brexit është 27 vende kundër 1. Por në terma të tjera ka të bëjë me mënyrën me të cilën politika demokratike kombëtare luan me atë europiane.

Për momentin duket se ekipi Orban – Salvni jështë në avantazh të qartë. Ekipi i Merkel dhe Makron duket i lodhur dhe në pozicion mbrojtjeje, njësoj si Gjermania dhe Spanja në botërorin e fundit të futbollit në Rusi. Duke luajtur mirë sipas mënyrës së tyre, por pa arritur të shënojnë. E ardhmja e kancelares gjermane Merkel mbetet e paqartë, në një kohë që kancelari austrial Sebastian Kurz është kthyer në një mesfushor me vlerë për ekipin e Orban – Salvini

Çështja e emigracionit ku këta të fundit po marrin dhe më shumë mbështetje është reale dhe simbolike.

Në vitin 2015 një numër i madh refugjatësh mbërritën në Gjermani bredna një kohe të shkurtër. Më shumë se 2 milion europiano – lindorë shkuan në britanuinë e madhe pas zgjerimit të bashimit europian në vitin 2004, dhe debatet rreth strehimit, punësimit, sigurimeve shëndetësore e shkollave, kontribuan në votat për Brexit. Italia, Spanja dhe Greqia kanë vuajtur këtë fenomen me pak ndihmë nga partnerët e tyre të Europës Veriore, për të strehuar në territoret e tyre flukes të mëdha emigrantësh të cilët i drejtohen Europës për një jetë më të mirë

Por njëkohësisht kjo mbetet një çështje simbolike, pasi fluksi i emigrantëve ka rënë ndjeshëm që nga viti 2015. Por kjo nuk ndryshon aspak mendimin e popullsive rreth mënyrës që vendi i tyre ka ndryshuar. Në një sondazh ku pyetja ishte nëse “ndihesh si i huaj në vendin tënd, pasi ka shumë emigrantë”, 71 për qind e italianëve ranë dakord me këtë pohim.

Kriza e Europës Liberale është një rezultat i forcave që vetë liberalizmi ka krijuar. Liberalizmi, europianizimi dhe globalizimi kanë prodhuar ndryshime të shpejta dhe të dukshme në shoqëritë europiane. Dhe ata që mendojnë se gjërat kanë ndryshuar për keq, janë të shumtë. Duke u mbështetur në këtë pakënaqësi, populistët kanë dëshmuar se si premtimi për të kaluarën e lavdishme, vendet e reja të punës familje të lumtura dhe një komunitet tradicional, mund të jenë çelësi i fitores në zgjedhje.

Do të jetë e vështirë të gjenden zgjidhje reale për problemet reale të pabarazisë dhe pasigurisë. E tashmë është vetëm fillimi i këtyre përgjigjeve. Përtej kësaj, Europës Liberale do i duhet të gjejë mënyra të reja për të përmbushur nevojat e popullsisë, apo për t’u përballur me premtimet e populistëve.

Europës liberale do i duhen disa vite për të t’u rimëkëmbur dhe gjërat do të shkojnë pak më keq para se të përmirësohen, por gjithësesi kjo është një betejë e vështirë e Europës për t’u ngritur në këmbë.

Zgjedhjet europiane të verës së ardhshme do të shohin përballë njëri-tjetrit kundërshtarë që nuk i përkasin aspak linjës tradicionale. Nuk ka në horizont një front europian dhe konservator përballë një tjetër fronti europian po progresist. Nuk ka një të majtë dhe një të djathtë që bien dakord për mënyrën e hapësirës së përbashkët politike si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por ajo që shihet është një kamp i vetëm pak a shumë europain nga qendra e djathtë në atë të majtë, duke kaluar nëpërmjet të gjelbërve dhe një pjesë të liberalëve, një lloj fronti republikan europian. Përballë ndodhet një kamp i mbushur me profilë të ndryshëm, por që bashkohen nga e njëjta ide: preferojnë që vendi i tyre të mbrohet nga pjesa tjetër e botës, nga një Europë pa kufij.

Një politikë e komplikuar dhe e shoqëruar jo rrallë me ofendime në rrjetet sociale.

Presidenti francez Emanuel Makron nuk ka kursyer fjalët për Salvinin dhe Orban duke thënë se nëse ata të dy mendojnë se ai është armiku i tyre, atëherë kanë të drejtë: “Nuk dorëzohem para nacionalistëve që mbajnë fjalime plot me urrejtje”.

Por Salvini nuk ka qëndruar në heshtje duke thënë se Rivali kryesor i Makron është populli francez, dhe këtë gjë e dëshmojnë më së miri dhe sondazhet që tregojnë se popullariteti i tij vijon të shënojë rënie. Madje Salvini shkon dhe më tej duke i kërkuar që në vend se të mbajë leksione, duhet të hapë dyert e vendit të tij për emigrantët.

Dhe ky është vetëm fillimi i një gare të fortë si ajo që parashikohet në muajt e ardhshëm. Mes datës 23 dhe 26 maj pothuajse 400 milionë europianë do të zgjedhin një parlament i cili do të ketë dhe më shumë pushtet.

Dhe pa miratimin e këtij parlamenti nuk mund të krijohet në Bruksel një fuqi që do të mund të monitorojë llogaritë publike dhe respektimin e rregullave demokratike nga ana e secilës qeveri. Gjithnëj e më shumë Parlamenti Europian është dhe insitucioni që i lejon atyre që fitojnë zgjedhjet që të mbështeten në këtë sistem Sovran.

Por ndryshimi këtë herë qëndirn në garën e fortë dhe në rezultatin e paparashikueshëm. Nuk është sin ë 2009 – ën kur koalicioni i madh mes Partisë Popullore Europiane dhe Partisë Socialiste Europiane morën gati dy të tretat e vendeve në Parlamentin Europian. Dhe pse të ndarë në Romë, Forza Italia dhe Partia Demokratike merrnin pjesë së bashku në një qeveri të Brukselit ku familjet politike të pas luftës ndanin midis tyre postet.

Aktualisht Parlamenti Europian është bërë më vulnerabël, pasi loja luhet mes një mazhorance të fortë por jo shumë bindëse të filo europianëve dhe një minorance sovranistësh të bashkuar në idenë për të mos lejuar Komisionin e Bashkimit Europian që të merret me çështjet e tyre të brendshme. Sidomos nëse qeverisin si në Romë, Budapest apo Varshavë. Krahasimi i rezultateve në zgjedhje në vitin 2014 me sondazhet për të njëjtat parti,të bëra kohët e fundit, në dhjetë vendet që zgjedhin dy të tretat e eurodeputetëve,  realiteti i ri tregon se koalicioni i madh nuk ka më mazhorancën e tij. Në Gjermani, Itali, Spanjë, Francë, Poloni, Rumani, Holandë, Suedi dhe Hungari, tashmë ky koalicion ka humbur deri në 70 vende në Parlamentin Europian.

Rënia e koalicionit të madh është pjesërisht e lidhur me rënien e socialdemokratëve në Francë apo Itali, ose dhe me daljen nga skena të laburistëve britanikë. Fakt është që dhe kancelarja gjermane Merkel mund të humbasë pesë nga eurodeputetët e saj.

Nga ana tjetër e djathta sovraniste avancon dhe mund  të marrë deri ë 30 vende në Parlamentin Europian.

Ishte pikërisht ideja e Makron që zgjedhjet europiane të 2019-ës ti kthente në garën e parë politike kontinentale për vlerat e përbashkëta mes vendeve: hapje kundër mbylljes, komb kundër Bashkimit Europian. Por përgjatë rrugës presidenti francez humbi Renzin dhe aktualisht ka shumë pak aleatë. Salvinid he Orban në fund, duhet t’i thonë faleminderit pikërisht rivalit të tyre, për idenë që tashmë po çojnë përpara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!