Linja e autobusëve Tiranë-Durrës rrit çmimin e biletës, qytetarët do të paguajnë 180 lekë

schedule09:35 - 27 Qershor, 2022

schedule 09:35 - 27 Qershor, 2022

Linja e autobusëve Tiranë-Durrës dhe anasjelltas ka rritur çmimin e biletës për pasagjerët. Abcnews.al mëson se bileta tani kushton 180 lekë nga 130 që ishte.

Rritja e menjëhershme rëndon xhepat e qytetarëve, të cilët duhet të paguajnë 50 lekë më shumë. Bëhet fjalë për linjën ndërqytetase më me fluks në vendin tonë, ndërsa në sezonin turistik të verës është edhe më i lartë.

Nga ana tjetër, rritja vjen pavarësisht se me herët qeveria ka vendosur të rimbursojë transportin publik për karburantin. Në kuadër të masave të marra në Paketën e Rezistencës Sociale, qeveria vendosi 500 milionë lekë për kompensimin e rritjes së çmimit të biletës në transportin urban qytetas dhe ndërqytetas.

Kjo masë u mor që qytetarët përdorues të transportit publik të mos preken financiarisht nga pasoja e rritjes së çmimin e karburantit. Por, pavarësisht kësaj rritja e biletës ka ndodhur. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!