Linja ajrore u kërkon drejtuesve të punojnë si mbajtës të bagazheve, arsyeja është e thjeshtë

schedule11:32 - 8 Gusht, 2022

schedule 11:32 - 8 Gusht, 2022

Linja ajrore australiane Qantas u ka kërkuar drejtuesve të lartë të punojnë si mbajtës të bagazheve për tre muaj. Kjo pasi ka një mungesë të madhe të fuqisë punëtore.

Ndërsa, shefi i operacioneve të firmës po kërkon të paktën 100 vullnetarë për të punuar në aeroportet e Sidneit dhe Melburnit. Detyrat përfshijnë ngarkimin dhe shkarkimin e çantave, si dhe drejtimin e automjeteve për të lëvizur bagazhet nëpër aeroporte.

Ashtu si pjesa më e madhe e industrisë globale të linjave ajrore, Qantas po përpiqet të rifillojë shërbimet e saj, teksa kufijtë janë rihapur, shkruan abcnews.al.

“Nivelet e larta të gripit të dimrit dhe një rritje Covid në të gjithë komunitetin, së bashku me tregun e vazhdueshëm të ngushtë të punës, e bëjnë burimin një sfidë në të gjithë industrinë tonë”, tha shefi operativ i Qantas, Colin Hughes në një email të ndarë me BBC nga kompania.

Gjithashtu, në kërkesën për punë thuhej se aplikantët duhet të jenë në gjendje të lëvizin valixhet që peshojnë deri në 32 kg secila.

Sakaq, kujtojmë që Qantas ishte ndër linjat ajrore të goditura rëndë nga pandemia pasi vendet mbyllën kufijtë e tyre. Industria pushoi nga puna mijëra persona të stafit gjatë pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!