Linja ajrore japoneze punësoi një aeroplan shtesë për mundësit, shkak pesha e tepërt

schedule15:13 - 19 Tetor, 2023

schedule 15:13 - 19 Tetor, 2023

Linja ajrore japoneze “Japan Airlines” (JAL) u detyrua të merrte me qira një aeroplan shtesë për mundësin sumo, sepse ekzistonte frika se mund të tejkalohej pesha që mund të mbante avioni i pasagjerëve.

Mundësit e sumos ishin planifikuar të fluturonin me një Boeing 737-800 nga Aeroporti Haneda i Tokios dhe Aeroporti Itami i Osakës për në Amami Oshima, një ishull në jug të largët të vendit, ku ishte planifikuar një festival sportiv.

Megjithatë, stafi e kuptoi se në listën e pasagjerëve kishte edhe mundës sumo, pesha mesatare e të cilëve është 120 kilogramë, që është shumë më tepër se mesatarja 70 kilogramë për pasagjer, sipas “The Guardian”.

Pista e Aeroportit Amami do të kishte probleme me akomodimin e aeroplanit më të madh, tha gazeta japoneze, duke e detyruar JAL të kërkonte shërbim shtesë për 27 mundësit, përfshirë 14 që duhej të fluturonin nga Itami në Haneda për të hipur në fluturimin special.

“Është shumë e pazakontë që ne të punojmë në fluturime speciale për shkak të kufizimeve të peshës në një avion si ky”, tha një zëdhënës i JAL për gazetën rajonale “Minapi-Nippon Shimbun”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!