Jesse Lingard vendosi të largohej përkohësisht nga Manchester United në ditët e fundit të muajit janar. Mesfushori ofensiv u huazua te West Ham, aty ku ka rilindur. 8 gola dhe 4 asiste deri tani me “Çekiçët” në nëntë ndeshje të zhvilluara, shifra që ndikuan që 28-vjeçari të rikthehej edhe te kombëtarja angleze.
PSG, Inter Milan, Real Madrid are all watching Lingard.@RobDawsonESPN https://t.co/8Qam2PbTFJ
— Alex Shaw (@AlexShawESPN) April 12, 2021
West Ham renditet në vend të katërt në Premier League dhe po lufton fort për të siguruar një biletë në Champions League për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit anglez duan ta blejnë përfundimisht Lingard, por në garë për të janë futur edhe tre klube të mëdha evropiane.
ESPN raporton se Real Madrid, Interi dhe PSG po monitorojnë shpërthimin e lojtarit anglez dhe kanë shfaqur interesin e tyre për të. Interesant është fakti që Lingard, për momentin, është lojtari më i shikuar në faqen Transfermarket, aty ku vlerësohet vetëm 15 milion euro, shumë që është rritur dhe do të vazhdojë të rritet. /abcnews.al