Lindi në mes të koncertit të muzikës elektronike, nëna i vendos vajzës emrin e “DJ”

schedule14:22 - 3 Qershor, 2023

schedule 14:22 - 3 Qershor, 2023

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një koncert në Electric Daisy Carnival. 29-vjeçarja Christina Kelis ishte në ditët e fundit të shtatzënisë dhe si një adhuruese e muzikës kishte vendosur të argëtohej. Në mënyrë të papritur, i shpërthyen ujërat gjatë koncertit dhe e dërguan me urgjencë në Qendrën Mjekësore Universitare, ku lindi fëmijën e saj të parë, një vajzë të quajtur Isabella Daisy Garcia, më pak se 15 minuta pasi mbërriti. Në krah të saj ishte edhe partneri i saj, Johnny London.

Ajo ka treguar se emri i dytë i Isabella-s është frymëzuar nga festivali ku ajo filloi të kishte kontraktime.

“Ne e kishim të vështirë të gjenim një emër të mesëm,” tha nëna e re. “Por për shkak të situatës, na pëlqeu shumë ‘Daisy’. Ishte një përshtatje e përsosur”, shpjegoi ajo.

Krahas emrit të veçantë të mesëm, vogëlushja mori edhe nofkën “Z” për nder të DJ dhe producentit të njohur muzikor Zedd.

“Praktikisht ka lindur aty”, thotë 29-vjeçarja. “Ata thonë se çfarë ndodh në Las Vegas, qëndron në Las Vegas. Sigurisht që vajza ime do të vijë me mua”.

Familja do të qëndrojë në Las Vegas për gjashtë javët e ardhshme pasi ata presin derisa të jetë plotësisht e sigurt që Isabella të udhëtojë dhe një GoFundMe është krijuar gjithashtu për të mbuluar shpenzimet mjekësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!