Lindi foshnjën te Sanatoriumi dhe u intubua, si është gjendja e 22-vjeçares

schedule17:14 - 23 Shkurt, 2021

schedule 17:14 - 23 Shkurt, 2021

Një 22-vjeçare e infektuar me koronavirus ka sjellë në jetë foshnjën e saj tek spitali “Shefqet Ndroqi”, ndërsa tashmë ndodhet në gjendje të rëndë.

Gazetarja Ema Shazivari raporton për abcnews.al se e reja ka ardhur nga Korça një javë më parë.

Para dy ditësh ajo ka sjellë në jetë fëmijën te Sanatoriumi me anë të një ndërhyrje çezariane, në bashkëpunim me spitalin “Koço Gliozheni”.

Pas lindjes, 22-vjeçares i është komplikuar gjendja dhe mjekët e kanë intubuar.

Fatmirësisht foshnja është në gjendje shumë të mirë. Ndërkohë që  22-vjeçarja i ka parametrat shumë të dobët. g.v/abcnews.al