Është vetëm hapi i parë, por që tani projektohet një sfidë e madhe mes sheikëve të naftës dhe modës së lartë. Pas javësh të tëra negociatash Bernard Arnault, një nga njerëzit më të pasur në botë dhe pardon i markës “Louis Vuitton” ka hyrë në futbollin francez, ndërsa me anë të kompanisë tjetër të tij “Agache Sport” ka marrë shumicën e aksioneve të klubit Paris FC.
Skuadra, e cila që nga krijimi i saj militon në ligat inferiore të futbollit francez, tashmë I ka të gjitha kartat në rregull për të sfiduar dominimin në fushë dhe financiar të PSG.
Si fillim objektiv është ngjitja në elitë, një mision mëse i realizueshëm, pasi në këtë sezon kryeson në Ligën 2.
Më pas, sipas premtimeve të pronarëve të rinj do të nisin investimet e mëdha, që synojnë ta kthejnë Paris FC kompetitiv mes më të mëdhenjve të futbollit në vend dhe Europë.
Edhe ky objektiv duket i lehtë, duke parë pasurinë e padronit të ri. Bernard Arnault është një nga njerëzit më të pasur në planet, ndërsa sipas “Forbes”, në shtator të këtij viti, pasuria e tij vlerësohet në 208 miliard dollarë.
Kështu, sheikët e PSG janë të paralajmëruar. /abcnews.al