Lin Festival çeli siparin në edicionin e dytë në sitin arkeologjik paleokristian të Linit.
Artistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe arbëreshë sollën emocione të veçanta për publikun, përmes ndërthurjes së muzikës, traditës dhe letërsisë së zgjedhur.
Promovimi i kulturës dhe historisë së zonës synon të zgjojë kureshtjen e vizitorëve vendas dhe të huaj të cilët janë shtuar vit pas viti në Lin.
Aktori Laert Vasili ndau emocionet që po merr nga aktiviteti dhe ftoi të pranishmit të pushojnë në vendi tonë dhe të njihen me kulturën dhe trashëgiminë e pasur.
Lin Festival do të zgjasë tre netë. Veç artistëve të trevave shqiptare publiku do të ndjekë edhe artistë të huaj.
/abcnews.al