Tirana nuk do të ketë sot kundër Kastriotit mesfushorin Vesel Limaj. Atij i ka “shkarë” goja dhe është shprehur se u ndëshkua qëllimisht, që të humbte ndeshjen ndaj krutanëve që të jetë ndaj Laçit.
Gjithsesi trajneri Orges Shehi për “Panorama Sport” është shprehur ndryshe dhe ka theksuar se Limaj është gjobitur për kartonin e verdhë kundër Egnatias.
“Nuk mendoj se është mungesë e llogaritur. Nuk e di se çfarë ka deklaruar Limaj, por personalisht e kam gjobitur lojtarin. Çdo lojtar mërzitet kur ndërrohet, por duhet të vijë shpejt dhe t’i japë dorën shokut tjetër.
Nuk kemi kohë për llogari, por nuk e di se çfarë ka thënë lojtari në lidhje me këtë rast. Ai është gjobitur për vonesën në momentin e zëvendësimit, gjë e cila u bë shkak edhe për marrjen e kartonit. Po e përsëris, nuk kemi kohë për llogaritje”. / abcnews.al