Lilian Thuram mirënjohës ndaj zikaltërve: Falenderoj Interin për lumturinë që po i jep djalit tim

schedule12:58 - 21 Maj, 2024

schedule 12:58 - 21 Maj, 2024

Lilian Thuram, ish-mbrojtësi i Juventusit dhe babai i sulmuesit të Interit Marcus Thuram, ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale pas fitores së Scudettos të klubit zikaltër.

“Ëndrra e çdo prindi? Të shoh fëmijët e tyre të lumtur. Prandaj falenderoj të gjithë familjen zikaltër të Interit për dashurinë e madhe që po i japin djalit tim.

Fëmijët rriten dhe marrin rrugën e tyre. Si të gjithë prindërit duhet ta kenë parasysh këtë. Marcus, ti je i mrekullueshëm”, përfundon mesazhi i Lilian Thuram./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!