Lilaj: Trajneri i Nes Tziona më ka bërë lojtar kyç, titullin e fiton Tirana

schedule19:15 - 30 Mars, 2020

schedule 19:15 - 30 Mars, 2020

Mesfushori shqiptar, Sabien Lilaj, është një ndër lojtarët kryesorë të ekipit azer, Nes Tziona. Në një lidhje direkte me emisionin Fan Zone në Supersport, Lilaj tha: “Për momentin jam në Korçë pasi këtu kam familjen time. Në Izrael u habitën kur vendosa të largohesha për në Shqipëri.

Kur vajta te skuadra e re kisha njohuri me trajnerin pasi më kishte parë në ndeshjen me Shqipërinë e më tha që skuadra do të ndërtohet rreth meje. Paga nuk është njësoj si në Azerbajxhan, por kur ndihesh i rëndësishëm është diçka e mirë.

Skënderbeu i kaluar? Këtë e kam diskutuar edhe me Hykën edhe i kam thënë që në Azerbajxhan e në Izrael janë pagat e mira i kam thënë që më mungon Skënderbeu. Ishte një skuadër që do të bënte diferencën edhe këtu. Lojtar të mirë ka plotë e unë kam fituar shumë trofe.

Nëse do të zgjidhja një lojtar do të thosha Devi Muka që ka qenë edhe një idhull për mua që në fëmijëri. Ishalla shpëton dhe e shikojmë Skënderbeu në të njëjtat nivele.

Do të ishte një goditja e madhe për të gjithë që arriti të bënte histori. Fitues i titullit padyshim do të jetë Tirana. Nëse kthehem në Shqipëri do të luaj për Tiranën.”, u shpreh Lilaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!