Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Lihet në burg Ligor Biba, dy dyshohet se përdhunoi një 15 vjeçare në Pogradec

schedule19:34 - 17 Tetor, 2017

schedule 19:34 - 17 Tetor, 2017

 

Gjykata e Pogradecit vendosi arrest me burg për Ligor Bibën i akuzuar për përdhunimin e një 15 vjeçareje e cila aktualisht është disa muajshe shtatzënë. Në seancë nuk kanë qenë të pranishëm as familjarët e të miturës dhe as ata të autorit të dyshuar. 



55 vjeçari që dyshohet se ka përdhunuar fqinjën  e mitur do të qëndrojë në qeli. Gjykata e Pogradecit vendosi burg për Ligor Bibën. Prokuroria referuar dëshmisë së të miturës kërkoi masën e arrestit me burg si dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën e Korçës pasi Gjykata e Pogradecit nuk është kompetente për shkak të mungesës së seksionit të të miturve.

Mbrojtësi i të akuzuarit i konsideroi provat e prokurorisë të pavlefshme pasi akuza jo vetëm që nuk vërteton dot përdorimin e dhunës, por as faktin që 55 vjeçari ka kryer marrëdhënie me të miturën. Fakti që ngjarja është dënoncuar pas 8 muajsh argumentoi mbrojtësi i 55 vjeçarit përjashton mundësinë që ndaj vajzës të jetë ushtruar dhunë gjatë kryerjes së aktit. Për më tepër që gjatë këtyre 8 muajve e mitura nuk ka shfaqur shenja psikologjike që shoqërojnë një përdhunim të mundshëm.

Pas konkluzionit të palëve, gjykata vendosi të lerë në burg Ligor Bibën mbi të cilin rëndon akuza e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur. Tre ditë më parë 15 vjeçarja nga fshati Velçan i Pogradecit denoncoi në polici fqinjin e saj duke e akuzuar se e kishte përdhunuar dhe lënë shtatzënë në mars të këtij viti.

 

https://youtu.be/KWI5W-n1L8g

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!