Arben Mema, 32-vjeçari, i cili terrorizoi qytetarët në sheshin “Skënderbej” të dielën me veprime të pakontrolluara me makinë, ka dalë sot para gjykatës. Trupa gjykuese ka dhënë ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.
I pyetur nga gazetarët në sallën e gjyqit, ai ka thënë se nuk kishte për qellim të kryente atë veprim, por i humbi kontrolli i mjetit.
“Nuk bëra gjë unë, më doli makina jashtë kontrollit, doja të ktthehesha djathtas dhe ajo iku majtas,” thotë ai.
32-vjeçari akuzohet për “drejtim mjeti në gjendje të dehur” dhe “vrasje e mbetur në tentativë ndaj një ose më shumë personave. g.v/abcnews.al