Ligjvënësit në Gjeorgji miratojnë ligjin kontrovers për “agjentë të huaj”

schedule14:27 - 14 Maj, 2024

schedule 14:27 - 14 Maj, 2024

Ligjvënësit në Gjeorgji e kanë miratuar projektligjin kontrovers për “agjentët e huaj” në leximin e tretë dhe të fundit.

Përgjatë seancës, 84 ligjvënës kanë votuar për ndërsa 30 të tjerë kanë qenë kundër për dokumentin e shndërruar në ligj.

Për disa javë rresht, dhjetëra qindra gjeorgjianë kanë protestuar kundër projektligjit, i cili është çuar përpara prej partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane.

Protestat janë shtypur disa herë në mënyrë të dhunshme me topa uja, gaz lotsjellës dhe plumba gome, derisa edhe protestuesit janë sulmuar nga bandat apo plaçkitësit në orët e vona të natës. /REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!