Nga Podgorica në një lidhje direkte për emisinin “Ballkan”, analisti Bojan Bozovic foli për ligjin për pronat e klerit dhe liritë dhe të drejtat fetare, që ka shkaktuar tensione në Mal të Zi.
Intervista e plotë:
Bojan, çfarë po ndodh në Malin e Zi?
Kemi një ligj të ri, ligjin për liritë fetare dhe ligji i ri garanton liri të plotë besimi për të gjithë besimtarët dhe pozicion të barabartë për të gjitha komunitetet fetare në Malin e Zi si dhe liri të plotë për jo-besimtarët. Cili është problem me ligjin e ri? Vendos të drejtat pronësore për objektet dhe qendrat fetare që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore të Malit të Zi që është ndërtuar në shekuj pjesërisht edhe me të ardhurat nga shteti.
Sipas ligjit të ri, komunitetet fetare duhet të provojnë që e zotëronin pronën para 1918-tës, kur mbretëria e Malit të Zi iu bashkangjit mbretërisë së Serbise. Nëse ata nuk provojnë ose nuk mund të provojnë pronësinë, shteti do të marrë përsipër pronësinë e pronës së tyre, dhe kisha ortodokse serbe thotë se shteti malazez apo qeveria malazeze duan t’ua marrin këto asete. Eshtë shumë e rëndësishme të thuhet se sipas ligjit të ri, komunitetet fetare do të duhet të paraqesin dëshmi të qartë të pronësisë për të rimarrë pronat e tyre, një nen për të cilin kisha ortodokse serbe thotë së është dizajnuar për të lejuar qeverinë për t’i zhveshur nga pronat e saj. Në Mal të Zi, Fronti Demokratik pro-serb që thotë se ligji promovon kishën e vogël ortodokse malazeze që thonë se nuk është njohur nga kishat e mëdha dhe kisha ortodokse serbe që ka rreth 12 milionë anëtarë, kryesisht në Serbia, Mal të Zi dhe Bosnjë. Pas gjithë kësaj, kemi një situatë politike komplekse, siç e dini ndoshta, policia malazeze përdori gaz lotsjellës më 29 dhjetor ndaj dhjetra mbështetësve të kishës ortodokse serbe, që protestonin kundër ligjit për komunitetet fetare. Pas kësaj protestuesit janë në një situatë paqësore, duke u përpjekur të shprehin opinionin e tyre, gjatë këtyre ditëve në Mal të Zi dhe vecanërisht në qytetet në veri dhe në Podgoricë, dhe mendoj se më e rëndësishmja ka qenë që tani kemi qetësi në Mal të Zi këto dy-tre ditë. Nëse nuk jam gabim, rreziku më I madh potencial ishte dje për shkak të ndezjes së pemës së Krishtlindjeve, një nga traditat në kishën ortodokse. Ishte paqësore dhe kjo është ndoshta më e rëndësishmja për Malin e Zi, sigurisht me praninë e shtuar të policisë dhe atmosferën e tensionit, të krijuar nga kalimi i këtij ligji të ri.
Çfarë do të ndodhë tani, çfarë prisni tani?
Më e rëndësishmja tani është që përfaqësuesit e kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, qëndrimet publike dhe qytetarët po përpiqen të jenë paqësorë. Pse? Më duhet ta them dhe ndoshta ishin mesazhet më të rëndësishme nga dje, falë me një nivel të mjaftueshme të arsyes nga qytetarët malazezë por edhe fjalime pajtuese nga përfaqësuesit e kishës ortodokse serbe në Malin e Zi, nuk pati incidente. Ne e dimë që pati disa fjalime të ashpra nga disa politikanë të opozitës nga Mali i Zi si dhe zyrtarë të qeverisë nga Serbia, por qytetarët e Malit të Zi, autoritetet shtetërore të Malit të Zi dhe përfaqësues të kishës serbe në Malin e Zi dërguan në pjesën më të madhe mesazhe pajtimi. Kishte disa përjashtime por është pamja e përgjithshme e dy-tre ditëve të fundit. Shpresoj që do të vazhdojë. Të mërkurën ligji i ri hyn në fuqi në Malin e Zi, kështu që do të shohim çfarë do të ndodhë vitin tjetër ose këtë vit sepse në këtë periudhë, kadastra e shtetit të Malit të Zi është e detyruar të mbledhë të gjitha dokumentat lidhur me pronësinë e të gjitha kishave apo përfaqësuesve të tjerë fetarë në Mal të Zi. Pas kësaj do të shohim cfarë do të ndodhë sepse situate politike është shumë komplekse vecanërisht sepse kemi një pjesë të opozitës që gjithmonë mendon ose gjithmonë thotë që duan qeveri të re, qeveri teknike dhe tërheqjen e këtij ligji të ri, por nga ana tjetër, përfaqësuesit e kishës ortodokse serbe thonë se nuk duan të jenë pjesë e lojrave politike dhe thjeshtë duan të anullojnë këtë ligj. Nga ana tjetër, qeveria thotë se nuk dëshiron ta bëjë këtë, ata duan të zbatojnë të gjitha nenet e këtij ligji, dhe përsërisin se ligji I ri garanton liri të plotë fetare për të gjitha fetë.
Bojan, një gjë të fundit. ju po thoni se ligji hyn sot në fuqi. Cfarë ndodh nëse kisha ortodokse serbe nuk do të mundet të paraqesë dokumenta që provojnë pronësinë e saj para viti 1918 për pjesën më të madhe të atyre pronave? Cfarë ndodh, a shkon shteti dhe i shpronëson?
Shteti thotë se nuk është ai lloj shpronësimi apo marrje e pronës nga shteti, por neni 62 apo 63 thotë se pronësia e një komuniteti fetar dhe natyrisht edhe e kishës ortodokse serbe, duhet të provohet se ata e zotëronin atë para kësaj periudhe, nëse ata nuk e bëjnë, shteti merr përsipër pronësinë e pronës së tyre.
Pra do të bëhen prona shtetërore? Është kështu?
Po, po.
Çfarë reagimi prisni nga kisha ortodokse serbe nëse kjo ndodh?
Nuk do të ndodhë këtë vit, dhe jo kaq shpejt. Mendoj se ky lloj procesi është tepër i komplikuar dhe për shkak të kësaj nuk mund të them se kisha ortodokse serbe nuk është në gjendje të provojë pronësinë dhe se shteti do të veprojë menjëherë. Nga ana tjetër mendoj se Mali i Zi apo qeveria dëshiron t’i mbledhë të gjitha këto dokumenta dhe pas kësaj, ndoshta duan të krijojnë pronësi për këto prona të paluajtshme, janë prona të paluajtshme, por nga ana tjetër, nuk duan ti përdorin. Ata duan ndoshta të kenë vetëm pronësinë, por ndoshta përdoruesi kryesor do të jetë kisha ortodokse serbe. Por cfarë do të ndodhë vërtetë është shumë e ndërlikuar ta thuash në pak minuta apo në pak fjali./abcnews.al