Ligji për sulmet seksuale, kryeministri spanjoll kërkon falje

schedule12:21 - 17 Prill, 2023

schedule 12:21 - 17 Prill, 2023

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, u ka kërkuar falje viktimave për një mangësi në një ligj të ri që kishte për qëllim të ashpërsonte dënimet për krimet seksuale, por ka ulur dënimet e disa të burgosurve për sulme seksuale.

Legjislacioni, i njohur gjerësisht si ligji “vetëm po do të thotë po”, hyri në fuqi tetorin e kaluar.

Ai rishikoi kodin penal duke e bërë dhënien e miratimit për aktivitet seksual ose mungesën e tij kyç në përcaktimin e rasteve, në një përpjekje për t’i cilësuar të gjitha marrëdhëniet seksuale pa miratimin e njërës palë si përdhunim.

Ligji hoqi akuzën më të vogël të abuzimit seksuale dhe i klasifikoi të gjitha shkeljet si sulme seksuale, që kanë dënime më të ashpra. Ai gjithashtu shkurtoi dënimet minimale dhe maksimale të burgut, duke çuar në uljen e dënimit të disa të burgosurve.

Parlamenti tani po shqyrton ndryshimet e paraqitura nga qeveria për të zgjidhur problemin. Ligji i ri u hartua pas një përdhunimi në grup, ku pesë burra përdhunuan një vajzë 18-vjeçare në Pamplona. Fillimisht, ata u shpallën fajtorë për abuzim seksual, por jo përdhunim, pasi viktima u vlerësua se nuk e kishte kundërshtuar sulmin.

/abcnews.al