Ligji për sigurinë kombëtare në Hong Kong, jepet dënimi i parë

schedule15:37 - 27 Korrik, 2021

schedule 15:37 - 27 Korrik, 2021

Një gjykatë në Hong Kong shpalli fajtor për terrorizëm  dhe për nxitje për shkëputjen e  vendit nga Kina një 24 vjeçar. Kjo është çështja e parë gjyqësore në bazë të ligjit për sigurinë kombëtare të imponuar nga Pekini, ish kolonisë britanike në qershor 2020.

24 vjeçari, një ish kamarier, u shpall fajtor nga tre gjykatës, për faktin se flamuri që mbante në dorë, me një slogan proteste, ka nxitur dhe persona të tjerë. Për këtë arsye sjellja e tij konsiderohet e paligjshme.

Më shumë se 100 persona përfshirë protestuesit, politikanët pro-demokracisë dhe gazetarët janë arrestuar që nga hyrja në fuqi e ligjit në 2019./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!