Ligji për përgjimin nga policia e të dyshuarve, Bardhi: Minon rrugën evropiane të Shqipërisë

schedule18:26 - 13 Shkurt, 2020

schedule 18:26 - 13 Shkurt, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka reagaur pas nismës së qeverisë për t’i dhënë të drejtë Policisë së Shtetit të përgjojë personat e dyshuar.

Sipas Bardhit një vendim i tillë është në është në shkelje të Kushtetutës dhe në dhunim flagrant të të drejtave të njeriut

“Edi Rama po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor, në shkelje të Kushtetutës dhe në dhunim flagrant të të drejtave të njeriut.

Ligji për përgjimin e qytetarëve nga Policia, pa autorizim të prokurorisë apo pa vendim të gjykatës, thellon sjelljen antidemokratike të Edi Ramës dhe minon seriozisht rrugën europiane të Shqipërisë.

Për Partinë Demokratike ligji është antikushtetues dhe i papranueshëm”, shkruan Bardhi në një postim në Facebook./abcnews.al