Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka përshëndetur distancimin e Bashkimit Evropian nga deklarata e kryeministrit Rama për legalizimin e kanabisit me qëllime mjekësore.
Në një postim të sajin në Tëitter, Kryemadhi thotë se ky është një dezinformim nga “Rama duke keqpërdorur imazhin e BE për të ri-kanabizuar vendin me qëllime elektorale.”
Lexo edhe: Reagon BE: Nuk po konsultojmë asnjë draft për kultivimin e kanabisit në Shqipëri
Po ashtu Kryemadhi, duke iu referuar protestës, ka theksuar se “sot në Ditën e Europës dhuna shtetërore nuk kurseu as shoqërinë civile”.
Postimi:
“?@EUinAlbania për distancimin e qartë nga fushata dizinformuese e @Ediramaal në keqpërdorimin e imazhit të BE për të justifikuar rikanabizimin e vendit për efekt elektoral. Sot në ditën e Evropës dhuna shtetërore nuk kurseu shoqërinë civile, e cila protestonte ndaj aktit korruptiv të pastrimit të parave në dëm të trashëgimisë kombëtare. Populli shqiptar kërkon e meriton jetesë me standarte të BE, ndaj inkurajojmë më shumë qëndrime të tilla me vlerë për opinionin publik dhe besimin e tyre te institucionet e pavarura të BE. Bashkë të luftojmë dezinformimin dhe ti sigurojmë shqiptarëve një qeveri përtej propagandës, që realizon 15 kushtet e integrimit dhe çon përpara ëndrrën.” /abcnews.al/

