Ligji për ish-sigurimsat, Bardhi: E besoj Metën kur thotë se nuk ka qenë bashkëpunëtor

schedule20:39 - 21 Shtator, 2022

schedule 20:39 - 21 Shtator, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka thënë se ligji për të dekomunistizuar politikën shqiptare nuk  shpërqendron vemendjen nga çështjet e tjera dhe nuk ka lidhje me ish-presidentin Ilir Meta.

Në “Radar Informativ”, Bardhi tha se personat që kanë qenë bashkëpunëtor në autoritet e regjimit të kaluar, nuk duhet të jenë pjesë aktive e jetës publike.

Ai gjithashtu shtoi se e beson Ilir Metën kur thotë se ai nuk ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

“Unë kam dëgjuar zotin Meta që e mohon të jetë subjekt i ligjit, kallëzues apo bashkëpunëtor i sigurimit. Pavarësisht se kush është emri, ky ka qenë një qëndrim i kahershëm i PD, bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit, do duhet të mos jenë pjesë e jetës politike. Në aspektin politik është koherenca e PD.

Së pari nuk shpërqendron kjo çështje vëmendjen nga asnjë çështje, kjo është një nga çështjet që duhet të merremi. Nëse dikush nga PD ka ndryshuar qëndrimin e tij në raporton me kërkesën për lustracion, është problem i tyre. Emri i individit, nëse ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit, punëtor i byrosë, do duhet të mos jenë pjesë e jetës aktive publike. Pas 32 viteve që kemi bërë sikur kemi bërë, ky është momenti për të qenë të sinqertë.

Kam dëgjuar zotin Meta që e mohon. Si qenka i lidhur me të ky ligj. Unë i besoj zotiti Meta kur thotë që unë nuk kam qenë bashkëpunëtor i Sigurimit tëSshtetit. Autoriteti i Dosjeve nuk ka thënë që zoti Meta ka qenë bashkëpunëtor, ka këkruar vetëm të verifikojë”, tha Bardhi. /abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!